Konstituohet Komisioni për Shëndetësi, Ismaili: Shëndetësia duhet të rikthehet prioritet i vendit
dp

Lexo edheShqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se është konstituuar Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, të cilin do ta drejtojë gjatë kësaj legjislature.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se këtë përgjegjësi e merr me përkushtim, duke theksuar se qytetari meriton kujdes shëndetësor të sigurt dhe në kohë.
“Këtë përgjegjësi e marr me përkushtim dhe me bindjen se çdo qytetar meriton kujdes shëndetësor në kohë, të sigurt e cilësor dhe, mbi të gjitha, që e mbron nga shpenzimet e shumta nga xhepi”, shkroi ai.

Lexo edheShqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të
Ai ka deklaruar se do të angazhohet për rikthimin e shëndetësisë ndër prioritetet e vendit, përmes investimeve konkrete dhe mbikëqyrjes së institucioneve shëndetësore.
“Fatkeqësisht, vëmendja institucionale ndaj shëndetësisë ka rënë, ndërsa nevojat e qytetarëve mbeten të mëdha. Do të kërkoj që ajo të rikthehet ndër prioritetet e vendit, me veprime konkrete, investime të menduara mirë dhe përgjegjësi për rezultatet”, tha Ismaili.