Dy mjekët e dyshuar për marrje ryshfeti dalin para gjyqit
dp

Lexo edheËndrra për të vizituar Dubain bëhet realitet, Fibula sjell ofertën speciale për Dubai dhe Abu Dhabi!

Seanca ndaj dy mjekëve, Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi, po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, konkretisht në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë edhe ndaj nëntë personave të tjerë, të cilët dyshohen se u kanë dhënë ryshfet mjekëve për operimin e familjarëve të tyre.
Sipas aktakuzës, mjeku Valdet Rexhepi, në gjashtë raste, ndërsa Ekrem Sefiu, në tri raste, dyshohet se kanë kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme parash në këmbim të ofrimit të shërbimeve të trajtimit mjekësor për pacientët.

Lexo edheËndrra për të vizituar Dubain bëhet realitet, Fibula sjell ofertën speciale për Dubai dhe Abu Dhabi!
Ndërkaq, nëntë të pandehurit e tjerë akuzohen se, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vete apo për persona të tjerë, u kanë ofruar mjekëve shuma nga 50 deri në 300 euro, si shpërblim për operimin e familjarëve të tyre.
Spitali i Vushtrrisë përmes një vendim pezulloi nga detyra të dy mjekët e përfshirë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.