BallinaLajmeSi u vra Arbeni nga kolegu i punës, rrëfehen kushërinjtë e viktimës

Si u vra Arbeni nga kolegu i punës, rrëfehen kushërinjtë e viktimës

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Si çdo ditë tjetër, Arben Kutllovci, 45-vjeçar nga fshati Dobërllugë i Vushtrrisë, mori rrugën për në punë. Ai për disa vite kishte punuar në një fabrikë private për përpunimin e mishit. Por, të shtunën e 17 marsit ai nuk u kthye më në shtëpi. Arbeni u qëllua për vdekje me një pistoletë në vendin e tij të punës. Ndërkohë që për këtë punë një person u arrestua nga policia. I ndjeri ishte i martuar dhe la pas 4 fëmijë.

Dhjetëra persona pasditen e sa dielës ia kishin mësyrë mëhallës së Kutllovcëve në fshatin Dobërllugë të Vushtrrisë.  Familja Kutllovci tashmë kishte të pame për djalin, Arbenin, i cili dje humbi jetën derisa ishte në vendin e tij të punës.

Arbeni u qëllua me një pistoletë të tipit TT-7.62 mm nga një koleg i tiji nga fshati Kukë i komunës së Dragashit. Por, e gjithë kjo vrasje dyshohet të jetë aksidentale.

Ekipi i Gazetës Express të dielën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët kanë rrëfyer se nuk i dinë motivet të cilat kanë çuar deri tek kjo tragjedi e rëndë.

E pamja te familja e të ndjerit Arben Kutllovci

“Nuk i dimë motivet. Arbeni si çdo ditë tjetër edhe dje kishte marrë rrugën për në punë. Por ja që i njëjti nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Nuk na ka përmendur asgjë se a ka ndonjë problem me ndokënd, apo diçka, ndonjë gajle tjetër…”, i ka thënë Expressit një i afërm i viktimës nga Dobërlluga e Vushtrrisë.

Bashkëfshatarët e viktimës e përshkruajnë Arben Kutllovcin si një njeri të urtë dhe punëtor. Thonë se asnjëherë nuk është marrë me punë të këqija.

“Ka qenë një djalë i urtë. Nuk e dimë kurrë që është marrë me ndonjë punë të pistë”, rrëfejnë bashkëfshatarët e Arben Kutllovcit, i cili u vra dje në vendin e tij të punës.
Varrimi i Arben Kutllovcit do të bëhet sot pasdite në varrezat e fshatit Dobërllugë.
Për detajet e kësaj vrasjeje të rëndë, familja e bashkëfshatarët e Arben Kutllovcit nuk dinë asgjë. Thonë se me këtë punë po merret policia e shtetit.

Ndërkaq, organet e hetuesisë kosovare, sipas hetimeve të para, këtë vrasje  po e cilësojnë si aksidentale. Ndonëse për këtë punë një person tashmë është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili me armë zjarri kishte dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull K-shqiptar. Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale. Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit./GazetaExpress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz