back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeSi u rrezikua siguria kombëtare nga një punëtor i AKI’së: Kështu kishte...

Si u rrezikua siguria kombëtare nga një punëtor i AKI’së: Kështu kishte arritur të nxirrte dokumente top-sekrete

Të ngjajshme

Në muajt korrik-gusht të vitit 2020, dhe në muajin mars të vitit 2021, siguria shtetërore dhe informacionet sekrete të shtetit, ishin vënë në rrezik seriozisht. Kjo pasi një punëtor i IT-së në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, kishte ndërhyrë në kompjuterët e një numri të madh punëtorësh përfshirë edhe të inspektorit të AKI-së, Burim Ramadani.

Ndaj ish-punëtorit të AKI-së, Muhamet Krasniqi tashmë është ngritur një aktakuzë e të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale. Aty jepen detaje të veprimeve të paligjshme nga Krasniqi, të cilat përbënin rrezik për sigurinë e Kosovës.

Jo të gjithë mbase kanë dëgjuar për aplikacionin kompjuterik “Net Monitor for Employees Pro”. Për ata që nuk kanë njohuri, ky aplikacion mundëson monitorimin e kompjuterëve të punëtorëve nga një lokacion qendror. E pikërisht nëpërmjet kësaj metode, punëtori i IT-së në Agjencinë Kosovare për Intelegjencë, Muhamet Krasniqi arriti të ketë çasje në një numër të madh kompjuterësh të punëtorëve të AKI-së.

Duke instaluar softuerin “Veyon” në 55 kompjuterë të tjerë brenda AKI-së, Krasniqi siguroi informacione të kalsifikuara të intelegjencës deri në top-sekrete, që rrezikuan edhe sigurinë kombëtare të Kosovës. Madje, pre e këtyre veprimeve të Krasniqit, ra edhe Burim Ramadani inspektor i përgjithshëm në kuadër të AKI-së. Të gjitha këto detaje janë zbardhur në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit ndaj Muhamet Krasniqit, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nëpërmjet këtyre veprimeve, ish-punëtori i IT-së në AKI, kishte siguruar çasje në fajlat, dokumentacionet, përgjimet, fotografitë, listat e pagave e deri te informacionet e kalsifikuara në kompjuterin e njeriut të tretë në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, inspektorit Burim Ramadani. Gjithnjë sipas aktakuzës, Krasniqi këto informacione i ka ndarë me një grup të dyshuar kriminal, i cili po hetohej nga Policia e Kosovës për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

“Dosjet të cilat i janë gjetur në kompjuterin e tij në AKI, në zyrë dhe në shtëpinë e tij janë gjetur gjurmë të fajllave si: lista e pagave e punonjësve të AKI-së, gjurmë të dokumenteve të klasifikuara me njësi top-sekrete, dokumente të inspektorit të përgjithshëm që përveç se i ka pasur ai edhe i ka ruajtur, për të cilat nuk ka qenë i autorizuar dhe nuk është dashur të nxjerren jashtë ambienteve të AKI-së. Këto ia ka dhënë një grupi kriminal”, thuhet në aktkauzën që e ka siguruar Gazeta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz