back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeSi ti mirëpresim punonjësit e rinj

Si ti mirëpresim punonjësit e rinj

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Të bëhesh pjesë e një skuadre pune dhe pjesë e kulturës së një kompanie të caktuar mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur shkoni në një kompani të re.

Tregojuni gjëra të vogla, në dukje të parëndësishme

Nëse keni një punonjës të ri në skuadrën tuaj të punës, tregojini atij fillimisht gjërat më të vogla, të cilat në dukje ngjajnë si më të parëndësishmet, por që ndonjëherë mund të jenë ato më të sikletshmet. Tregojuni punonjësve të rinj sesi punon fotokopja, printeri, makina e ekspresit të kafesë, se ku mund të shkojnë të konsumojnë drekën ditën e parë të punës etj.

Lërini t’ju monitorojnë

Nëse në punë ka ardhur një koleg i ri me të cilin do të punoni mbi çështje të përbashkëta, këshillohet që ta lini t’ju monitorojë. Kjo nënkupton që ju ta lini atë që t’ju shikojë gjatë procesit të punës, gjë që do të jetë shumë produktive sepse është një ndër mënyrat më të shpejta për t’u integruar në procesin e punës.

Vërini punonjësit aktualë në dijeni

Përpara se një punonjës i ri të vijë në zyrën tuaj, këshillohet që ju paraprakisht t’i njoftoni punonjësit aktualë për ardhjen e tij. Kjo do t’i bëjë ata të ndihem të mirëpritur dhe jo të huaj, sidomos në ditën e parë të punës.

Konsumoni bashkë me ta orarin e pushimit

Dita e parë është më e sikletshmja nga të gjitha. Është fiks, si dita e parë në kampin gjatë pushimeve të verës ku nuk njeh askënd. Kjo është një nga arsyet për të cilat këshillohet që sidomos gjatë ditës së parë të punës ju t’i ftoni ata për të ngrënë drekë së bashku apo për të kaluar së bashku kohën e lirë, një mënyrë mjaft e mirë kjo e fundit edhe për t’u miqësuar.

Tregojuni atyre shembuj projektesh konkrete jo vetëm fjalë

Këshillohet që punonjësve të rinj t’u tregoni shembuj konkretë sesa t’i shpjegoni gjithçka me fjalë. Shembujt konkretë (p.sh., një video apo imazhe të ndryshme të përdorura gjatë një fushate të caktuar) janë më lehtë për t’u fiksuar sesa prezantimet me fjalë.

Socializohuni

Po kthehet në rutinë të kulturave të kompanive të ndryshme organizimi i festave pas pune apo i udhëtimeve me kolektivin e punës. Kjo gjë bëhet kryesisht që punonjësit të socializohen me njëri-tjetrin dhe të tregojnë anën e tyre më pozitive, duke qenë se nuk janë në presionin e punës. Këshillohet që në këto takime të ftoni edhe punonjësit e rinj, kjo do të ishte një mënyrë e mirë për t’u njohur me ta

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz