Haradinaj kërkon bashkim të deputetëve, nga ndërkombëtarët kërkon drejtësi: Ju na keni tradhëtuar, kthejeni besimin se na bie keq dy palëve
dp

Lexo edhe“Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim”, Gradica me mesazh për drejtësinë në Hagë

Haradinaj ka thënë se nuk ka tjetër përveç UÇK-së dhe i ka specifikuar dy gjera.
“E para, ju 100 deputetët që jeni aty, secili me përgjegjësinë dhe peshën që ka kërkuar vetë të ngarkohet, qoftë të votës qoftë të premtimit iu thërrasim për bashkim. Për ndërkombëtarët që i besuam se na patën bind që na ndihmojnë në luftë dhe bashkë e fituam,. Ata u ndanë pa viktima sepse ne na kishin tokë, ata morën mburrjen ne morëm luftë. Tani iu themi na keni tradhëtuar dhe kthenani besimin. Kthejeni besimin se na bie keq juve dhe neve”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se ne kërkojmë vetëm drejtësim dhe zbulim të krimeve.

Lexo edhe“Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim”, Gradica me mesazh për drejtësinë në Hagë
“Kosova ka ngritur institucione, ka njerëz profesionalist që drejtësinë e qojnë në vend. Ia falëm besimin se na patën besuar. Prandaj, ndërkombëtarë nuk mund të na mashtroni se janë raste individuale, nuk pranojmë të ofendohen mbi 400 masakra, fëmijët tanë, gjaku ynë. Rrnoftë UÇK-ja, nga sot e tutje të gjithë UÇK. Shokët e mi në Hagë iu përshëndes, o do t’iu sjell ju këtu o do të vije atje”, ka shtuar Haradinaj. /Lajmi.net/