Nasim Haradinaj i ashpër nga protesta: Ndërkombëtarë na tradhtuat, nga sot e tutje të gjithë UÇK!
dp
Lexo edheHaradinaj kërkon bashkim të deputetëve, nga ndërkombëtarët kërkon drejtësi: Ju na keni tradhëtuar, kthejeni besimin se na bie keq dy palëve
Nasim Haradinaj ka mbajtur një fjalim para protestuesve në sheshin e Prishtinës, duke bërë thirrje për bashkim dhe drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Haradinaj iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të bashkohen rreth kësaj çështjeje dhe të marrin përgjegjësinë që u takon.
“UÇK-ja tjetër nuk ka. Dy gjëra i kam. Ju, 100 deputetë që jeni atje, secili me përgjegjësinë dhe peshën që ka, ju thërrasim për bashkim”, tha ai.
Haradinaj kishte edhe një mesazh për ndërkombëtarët, duke thënë se Kosova u kishte besuar atyre gjatë luftës, ndërsa tani, sipas tij, besimi është cenuar.

Lexo edheHaradinaj kërkon bashkim të deputetëve, nga ndërkombëtarët kërkon drejtësi: Ju na keni tradhëtuar, kthejeni besimin se na bie keq dy palëve
“Ndërsa për ndërkombëtarët që u besuam, sepse i patëm bindur të na ndihmojnë në luftë dhe bashkë fituam. Por tani u themi: na keni tradhtuar dhe kthenani besimin. Nga këtu thërras: ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbulim të krimeve”, u shpreh Haradinaj.
Ai tha se kërkesa e protestuesve është drejtësia dhe zbardhja e krimeve.
“Ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbulim të krimeve. Kosova ka ngritur institucione, ka njerëz profesionistë dhe drejtësinë e çojmë në vend. Ndërkombëtarë, nuk mund të na mashtroni se janë raste individuale”, deklaroi ai.