BallinaShqiptareSi do të rigjykohet dosja e ish-truprojës së Berishës, dëshmitarit të ngjarjeve...

Si do të rigjykohet dosja e ish-truprojës së Berishës, dëshmitarit të ngjarjeve të tmërrshme

Të ngjajshme

Që prej rikthimit të tij në Shqipëri, Izet Haxhija ka turbulluar ujërat e politikës së Tiranës nisur nga fakti se ai është një ndër dëshmitarët e ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur gjatë periudhës 1992-1998 në Shqipëri.

Në shtator do fillojë gjyqi ndaj tij në Apel dhe ish-truproja i Berishës ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet deri në zbardhjen e të vërtetës.

Deri më tani nuk ka një datë kur do mbahet gjyqi dhe as nuk është përcaktuar trupa gjykuese.

Mirëpo ditët e fundit është hapur një debat se përse prokuroria nuk e ka marrë në pyetje dhe të hapet dosja “Hajdari”.

Por si do të jetë rruga e dosjes së tij>

Avokati Saimir Visha shpjegoi se në situatën ku ndodhet momentalisht Izet Haxhia, nuk mund të ketë hetim nga prokuroria, shkruan gazeta “Sot”.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që dosja Hajdari të rihapet dhe Izet Haxhia të merret në pyetje, është nëse Apeli e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.

“Gjykata pranoi kërkesën për rivendosjen në afat.

Prokuroria nuk ka detyrim akoma sepse mund ta marrë në pyetjet.

Vetëm nëse çështja kthehet për rigjykim në Shkallë të Parë dhe ai kërkon të pyetet.

Nëse ai jep pëlqimin, do të pyetet në gjykim.

Nuk është nën hetim çështja, është në gjykim”, tha ai.

Pra duket se situata për Haxhinë është komplikuar disi.

Nga njëra anë gjyqtarët stepen përballë tij, ndërkohë që dhe prokuroria, sipas juristëve, i ka duart e lidhura, pasi kjo çështje tashmë ka shkuar në gjykatë dhe prokuroria i ka mbyllur hetimet.

Megjithatë, sipas tyre, Haxhia do ketë të drejtën të flasë nëse Gjykata e Apelit e kthen pas çështjen dhe aty do mund të dorëzojë prova dhe gjithçka tjetër që disponon për të vërtetuar pretendimet se nuk është i përfshirë në ekzekutimin e Azem Hajdarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz