back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareSi në filma: Çifti kosovar që u njohën në fëmijëri, gjejnë njëri-tjetrin...

Si në filma: Çifti kosovar që u njohën në fëmijëri, gjejnë njëri-tjetrin pas 13 vitesh që kishin humbur kontaktet

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Marigonë Berisha, ishte vetëm 5 vjeçare kur njohu bashkëshortin e saj.

Ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Kosovë kishte një shok me të cilin luante kur vinte në pushime.

Ata të dy madje kishin bërë edhe një fotografi bashkë në një dasmë dhe secili prej tyre kishte një kopje të saj.

Por jeta bëri që ata të humbin kontaktet për plot 13 vite.

Katër vite më parë ata gjetën sërish njëri-tjetrin dhe u lidhën bashkë.

Lidhja e tyre u kurorëzua me martesë në gushtin e vitit 2019.

Historinë e saj, Marigona e rrëfeu në rrjetin social Twitter ku edhe mori shumë reagime nga njerëz të ndryshëm.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kur isha 5 vjeç, unë kisha një mik në Kosovë me të cilin luaja. Mbaj mend që kemi bërë një foto së bashku në një martesë. Ne i humbëm kontaktet por gjetëm njëri-tjetrin pas 13 vjetësh. Të dy kishim një kopje të fotos. Kanë kaluar 4 vjet, ne sapo festuam përvjetorin e parë të martesës në gusht.

Të Fundit

Sport

ShowBiz