Spitali i Skenderajt nuk ka as gjilpëra për pacientë, në një kohë kur shumë shtete janë goditur nga koronavirusi, duke sjellë me mijëra vdekje, shkruan Drenica Press.
Përparim Aruqi, një qytetar nga Skenderaj, gjatë ditës së sotme ishte nisur për në QKMF në Skenderaj, kur doktorët i thanë se pas kontrollës duhet të marrë neksione vajza e tij, por ajo që e habiti atë ishte kërkesa e doktorëve.
Përveç se duhej të blinte barnat esenciale. Atij i thanë se duhet të blej edhe gjilpëra se nuk kanë me çka t’i japin neksionet.
Qytetari në fjalë ka kontaktuar portalin Drenica Press. Duke shfaqur shqetësimin e tij me gjendjen e keqe të furnizimit me ilaçe më elementare në Spitalin e Skenderajt.
Ai për Drenica Press tha”Përshendetje bashkëvendas deshta të ndaj një brengë me ju. Në Spitalin e Skenderajt ka mungesa të medikamentev-barnave elementare, do të thotë ska as gjilpëra!!!!! Merre me mend thojnë i bajm ballë koronavirusit.Turp Turpp”, përcjellë Drenica Press.
Ky qytetar për të dëshmuar atë që thotë ka dërguar edhe dëshmi në fotot e mëposhtme.
Kujtojmë se shumë shtete janë prekur nga koronavirusi, duke shënuar edhe mijëra vdekje nga ky virus. Por fatmirësisht deri më tani në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast i prekur nga ky virus./DRENICA PRESS/