Si e pranoi Valmir Sylejmani ftesën e Kosovës dhe si e priti Milot Rashicën kur ishte në prova te Hannoveri
dp

Lexo edhe“Lumbardhi” si kujtesë dhe rrjedhë kulturore, Kurti përkrah restaurimin e kinemasë ikonike të Prizrenit

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti Valmir Sylejmani – një nga emrat më interesantë të futbollit shqiptar që ka përjetuar suksese dhe sfida në nivelet më të larta të futbollit gjerman.
Anëtari i ri i Alemania Aachen rrëfeu për shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe si e priti ftesën nga Kosova.
“Kushtet në fillim kanë qenë katastrofë. Jeni mësuar që nga liga e parë që t’i afronin të gjitha gjërat – asgjë nuk kemi pasur”, rrëfen Sylejmani.
“Por, është ajo ndjenja se je duke luajtur për shtet tëndin, nuk ka kënaqësi më të madhe se me luajt për Kosovën dhe për vendin ku janë rrit prindërit e tu”.

Lexo edhe“Lumbardhi” si kujtesë dhe rrjedhë kulturore, Kurti përkrah restaurimin e kinemasë ikonike të Prizrenit
“Ishin hapat e parë dhe ishte një ndjenjë fantastike, kurrë nuk e harroj…”, vazhdon rrëfimin e tij Valmiri.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/