back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeSI E NJOHA KOMANDANT KARADAKUN?

SI E NJOHA KOMANDANT KARADAKUN?

Të ngjajshme

Genc Ninomi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin...

De Bruyne drejt rikthimit nga lëndimi

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne është afër të bëjë...

Rey Manaj përfshihet në aksident rrugor në Turqi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është përfshirë mbrëmjen...

Milano, hajduti i bankës ngec i bllokuar për 9 orë në kasafortë

Një burrë që hyri me forcë në një bankë...

Në verën e vitit 1998, me kërkesën e Kryeministrit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, udhëtova drejt Shqipërisë me një mision të qartë që të vizitoja, të vëzhgoja nga afër, të mblidhja fakte dhe të raportoja mbi aktivitetet dhe veprimtarinë e forcave të FARK-UÇK-së në territorin shqiptar. Ishte një udhëtim i ngarkuar me përgjegjësi, por edhe me pritje të mëdha për atë që do të shihja dhe përjetoja.

Shkruan: Bajram Gecaj

Gjatë kësaj vizite, pata mundësinë të vizitoja Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe kazermat në Laprakë, Kukës dhe Papaj të Bajram Currit. Një pjesë e jashtëzakonshme e këtij misioni ishte edhe biseda ime intensive e mbi pesë orëve me atëherë Ministrin e Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, si dhe me Zëvendësministrin e tij, Agim Mehmeti. Paralelisht, në Tiranë takova edhe shumë ushtarë të UÇK-së, të tërhequr përkohësisht nga zonat e luftës, ndër ta edhe ushtarin Petrit Haraqija, të cilët mbanin në vete plagët, lodhjen dhe krenarinë e betejave të sapolëna pas.

Këtë shkrim dua t’ia kushtoj në mënyrë të veçantë Komandantit të Brigadës Profesionale Gardiste “SKENDERBEU,” që vepronte në kuadër të FARK-UÇK-së, Kolonelit Rashit Mustafa, i njohur gjerësisht si Komandant Karadaku. Ky njësit ishte themeluar me qëllim që të futen të parët në Kosovë, për ti hap rrugë dhe për të siguruar hyrjen e njësitit tjetër më të madh në vjeshtën e vitit 1998. Qëllimi ishte realizimi i stërgjisë së parapërgatitur nga Ministria e Mbrojtjes për çlirimin e Kosovës. Megjithatë, pas vrasjes së Ministrit Ahmet Krasniqi, projekti u braktis.

Komandant Karadaku kishte lënë tek unë një përshtypje të thellë dhe të paharrueshme. Prania e tij, qetësia, vendosmëria dhe disiplina e njësitit që drejtonte, më ngritën emocione të jashtëzakonshme dhe më bënë të kuptoj seriozitetin dhe përkushtimin e atyre djemve.

Në atë vizitë kisha udhëtuar me veturën e Zeqir Shamollit (Zeqës), me të cilin sapo isha njohur në Tiranë, por me të cilin më pas zhvilluam një shoqëri të fortë dhe të sinqertë në Kosovën e lirë. Komandant Karadaku, ashtu si edhe oficerët e tjerë të FARK-UÇK-së që takova ato ditë, shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e përkrahjes së mjaftueshme nga Qeveria e Kosovës në ekzil, për pengesat që vinin nga krahu tjetër i UÇK-së, si dhe për vështirësitë e shumta që hasnin me strukturat e qeverisë së atëhershme të Tiranës.

Njësiti i Komandant Karadakut kishte kaluar tre muaj trajnim intensiv për operacione komando në Kukës. Ishin djem të fuqishëm, të gjatë, me pamje mbresëlënëse dhe me disiplinë ushtarake shembullore, të gjithë të gatshëm dhe të etur për t’u ballafaquar fyt-më-fyt me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Në fund të ditës, ashtu si në ushtritë e rregullta, ata ulën flamurin shqiptar. I kërkova Komandantit leje që unë dhe Zeqa të qëndronim të rreshtuar në fund të radhës së ushtarëve, dhe ai e aprovoi. Megjithatë, ai moment më ngjalli emocione aq të forta, sa i thashë Zeqës se do të qëndroja në radhët e tyre. Madje, i dhashë udhëzime të qarta se si duhej të raportonte në vendin tim dhe kë duhej të njoftonte për vendimin tim për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së.

Komandant Karadaku ishte i prerë dhe këmbëngulës që unë të mos qëndroja. Më tha se edhe po të qëndroja, nuk kishte vend për mua në atë njësi, pasi ushtarët e tij ishin tashmë të trajnuar si njësi speciale. Insistimi i tij ishte që të kthehesha nga kisha ardhur dhe të ndihmoja në aspektin logjistik të FARK-UÇK-së, sepse, siç më tha, njerëz kishte më shumë se mjete.

Fatkeqësisht, kufoma e Komandant Karadaku u gjet më 28 qershor 2005, në afërsi të Gjakovës, ndërsa dyshohet se ishte vrarë më 10 qershor 1999. Vdekja e tij, edhe sot e kësaj dite, mbetet e pandriçuar dhe një plagë e hapur për drejtësinë dhe kujtesën tonë kolektive.

Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit Rashit Mustafa – Komandant Karadaku.

Të Fundit

Sport

ShowBiz