back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeSi e goditi Kosovën Erdogani i tërbuar me referendumin e kurdëve (VIDEO)

Si e goditi Kosovën Erdogani i tërbuar me referendumin e kurdëve (VIDEO)

Të ngjajshme

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Mot i vranët dhe me mundësi për riga shiu të premten

Moti në Kosovë të premten pritet të jetë kryesisht...

Sulmi izraelit vret dy akademikë në universitetin libanez

Dy akademikë u vranë nga një sulm ajror izraelit...

Spahiu: Kurti u tregua koprrac, duhej t’ia ofronte postin e presidentit PDK-së ose LDK-së

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar i tërbuar me referendumin e kurdëve të Irakut, duke paralajmëruar sanksione kundër kësaj zone. Ai ua ka kujtuar shembullin e Kosovës, e cila po ka problem me njohjen, duke konstatuar se “Kosova ende nuk është shtet”.

Erdogan ka paralajmëruar sanksione të ashpra kundër kurdëve, me ç’rast ka përmendur Kosovën, ndërsa këto deklarata kanë nxitur reagime të mëdha në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

“Ju do të mbeteni askund nga momenti kur ne fillojmë t’i zbatojmë sanksionet. Gjithçka do të mbarojë kur ta mbyllim gypin. Të gjitha të hyrat tuaja do ta marrin fund”, ka thënë ai.

Më pas, Erdogan ka bërë krahasimin me Kosovën, duke thënë se çfarë u duhet kurdëve vetëm një njohje – ajo e Izraelit.

“Kosovën e kanë njohur 114 shtete, por fatkeqësisht Kosova ende nuk u bë shtet”, ka thënë Erdogan.

Më pas ai ka shpalosur edhe detaje të takimit me Hashim Thaçin gjatë javës që shkoi në New York.

“Ende ka shqetësime. Në Kombet e Bashkuara e takova Presidentin (e Kosovës) më luti, pasi aktualisht jemi kryesues të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, thuajini edhe shteteve tjera myslimane që të na ndihmojnë dhe kështu t’i sigurojmë votat e nevojshme për t’u bërë shtet”, tha Eerdogan./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz