Shukri Buja zyrtarisht në NISMA, thotë se PDK ia mbylli të gjitha shtigjet
BILLI
Lexo edhePDK sqaron aderimin e Shukri Bujës
Shukri Buja edhe zyrtarisht i është bashkuar NISMA’s për Kosovën. Në fjalën e tij, kryetari i NISMA’s Fatmir Limaj tha se Shukri Buja ‘është kthyer në shtëpinë e tij’.
“Ju njotoj se nga sot zoti Shukri Buja është pjesë e NISMA’s. Për ne është nder i madh që nga sot zoti Shukri Buja është pjesë e NISMA’s sepse është një njeri që ka dhënë shumëcka për Kosovën. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë bashkë Shukri për të realizuar objektivat e vendit tonë”, ka thënë Limaj, shkruan Periskopi.
Ndërkaq Shukri Buja ka thënë se shkoi në NISMA pasi të gjitha shtigjet iu mbyllën në PDK.

Lexo edhePDK sqaron aderimin e Shukri Bujës
“Unë sot jam përcaktuar pas një periudhe bukur të gjatë të veprimit të gjatë në një subjekt tjetër, Shtigjet happen duke ecur, sic thotë Kafka. Shtigjet e hapura e gjeta tek shokët e mi të veprimit të pasluftës”, ka thënë Buja/ Periskopi/