Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit
dp

Lexo edheIshte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Konfirmimin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka bërë për RTK-në avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili në një përgjigje për RTK ka konfirmuar saktësinë e informacionit të raportuar në media.
“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë.
Fillimisht, vendimi përfundimtar ishte paraparë të shpallej më 19 maj, brenda afateve të përcaktuara procedurale. Megjithatë, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje deri në 60 ditë shtesë.

Lexo edheIshte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe
Kësisoj epilogu i një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të bëhet publik më 20 korrik 2026.