Shtetasi i Serbisë kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme
dp

Lexo edhePrangoset një person Podujevë, shtiu me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, një shtetasi të Serbisë i janë gjetur dy sprej, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mesditen e së shtunës dhe pas kontrollit, ato janë konsifkuar nga zyrtarët policorë.
“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull boshnjak shtetas i Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar: dy sprej, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim.

Lexo edhePrangoset një person Podujevë, shtiu me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar