back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeShtëpia më e vjetër në Mitrovicë, e banuar prej 350 vitesh (Video)

Shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, e banuar prej 350 vitesh (Video)

Të ngjajshme

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...

Trekëndëshi Juve–Inter–Sassuolo ndez merkaton e dimrit

Juventusi po punon për të afruar Davide Frattesin dhe...

DhTIK kërkon veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur...
- Advertisement -

Është një nga pesë shtëpitë e para të ndërtuara në qytetin e Mitrovicës, ndërsa sot, ka mbetur më e vjetra në qytet.

- Advertisement -

Njëri nga trashëgimtarët e saj, Adnan Qorrolli, thotë se kjo shtëpi është 350 vjet e vjetër.

“Në bazë të punimeve po del që kjo shtëpia është e vjetër 350 vjet. E kanë ndërtuar stërgjyshërit tanë, ka qenë një familje e madhe, familja Kirollu, ndër familjet e para që kanë jetuar në Mitrovicë”, thotë Adnan Qorrolli oër RTV Dukagjinin.

E ndërtuar nga qerpiçi, druri dhe dheu, ajo është ndër shtëpitë e para në Mitrovicë, që dallohet edhe sot nga shtëpitë tjera.

Qorrolli thotë se historinë e lashtë të kësaj shtëpie po mundohet t’ua përcjellë edhe fëmijëve të tij.

“Kemi kujtime të shumta, në kohët e vjetra ka pasur më shumë harmoni, kanë ardhur mysafirë e kemi shkuar mysafirë. Kjo shtëpi ka qenë si një qendër”, ka deklaruar Adnan Qorrolli.

Ka mbetur e vetmja shtëpi që u ka rezistuar ndryshimeve arkitektonike, ajo tashmë ka hyrë edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz