Çka shkruhet në letrat që PDK-ja i la në tavolinat e deputetëve të LVV-së?

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po qëndrojnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u kanë lënë në tavolinat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një letër me thirrje për respektimin e Kushtetutës dhe konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Letrat janë vendosur gjatë seancës së thirrur nga PDK-ja, në kuadër të kërkesës së saj që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë deri në përfundimin e procesit të konstituimit të kuvendit.
Deputetët e LVV-së nuk morën pjesë në seancë, ndërsa PDK-ja përsëriti akuzat se partia që ka marrë shumicën në zgjedhjet e fundit, po refuzon ta marrë përgjegjësinë kushtetuese për krijimin e institucioneve.
Në letrën drejtuar deputetëve të shumicës, PDK-ja u kërkon atyre që mandatin ta ushtrojnë në emër të qytetarëve dhe jo sipas interesave apo urdhrave partiakë.

Lexo edheVuçiq humb kontrollin para kamerave, tallet dhe përqesh qytetaren që e pushuan nga puna
“Kushtetuta është mbi partinë, republika është mbi liderin politik dhe mandati qytetar mbi urdhrin politik”, thuhet ndër të tjera në letër.
PDK-ja u ka bërë thirrje deputetëve të shumicës që të marrin përgjegjësi individuale për funksionalizimin e kuvendit, duke theksuar se një detyrim kushtetues nuk mund të kushtëzohet nga kalkulimet politike.
Kjo është letra e plotë:













