Vuçiq humb kontrollin para kamerave, tallet dhe përqesh qytetaren që e pushuan nga puna

Një tjetër përplasje mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe qytetarëve serbë ka ndodhur gjatë “turneut” të tij në Toplicë, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë e njerëzve ndaj pushtetit të tij, shkruan nova.rs.
Në vend të një përgjigjeje qetësuese, qytetarët e Serbisë përballen me ironi, akuza dhe debate para kamerave, që tregon se sa i thellë është hendeku mes propagandës së Beogradit dhe realitetit që po e përjetojnë qytetarët serbë.
Në Prokuplje, një grua e moshuar iu afrua Vuçiqit duke i kërkuar të ndërhyjë për një grua të quajtur Miljana Stojanoviq. Ajo pretendoi se ndaj Miljanës po ushtrohej “linçim” dhe se ndihma që presidenti kishte premtuar nuk kishte arritur tek ajo.
Vuçiq këmbënguli se kishte ndihmuar personalisht Miljanën, duke thënë se i kishte dhënë para “në dorë”.
Por qytetarja nuk u tërhoq dhe i tha se problemi qëndronte te bashkëpunëtorët e tij, të cilët, sipas saj, e gënjejnë vazhdimisht.
Debati u tensionua kur gruaja deklaroi se ishte e gatshme të bënte edhe poligraf për të dëshmuar të vërtetën. Përgjigjja e Vuçiqit ishte ironike:
“Ku keni mësuar të bëni kaq mirë teatër?”
Presidenti serb vazhdoi të këmbëngulte se Miljana i kishte marrë paratë dhe më pas kishte thënë se nuk i kishte marrë. Në fund, ai i ofroi qytetares që të shkonte tek ai për të marrë para, por me kusht që dorëzimi të filmohej.

Lexo edheQKUK: 320 raste emergjente në 24 orë, 20 persona të lënduar në aksidente trafiku
“Eja të mërkurën tek unë, do t’ju jap paratë”, tha Vuçiq.
Por ky nuk ishte i vetmi moment i sikletshëm për presidentin serb gjatë vizitës në Toplicë.
Një punëtor nga Bllaca iu drejtua Vuçiqit dhe i tregoi se kishte humbur vendin e punës pasi nuk kishte marrë pjesë në një tubim të SNS-së.
Ai më pas i drejtohet Vuçiqit duke i kujtuar se, sipas tij, të dy kanë qenë në ushtri në të njëjtën kohë. Pamjet e publikuara, tashmë po vërtetojnë se pjesëmarrja në tubimet proqeveritare është përdorur si kriter për presion ndaj punëtorëve dhe qytetarëve.
Prej kohësh, raportime të shumta në Serbi dhe rrëfime njerëzish, akuzojnë strukturat e Vuçiqit për presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që nuk marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga pushteti.












