back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeSHSKUK shpërblen me kontrata operatorë të papërgjegjshëm

SHSKUK shpërblen me kontrata operatorë të papërgjegjshëm

Të ngjajshme

Trump prezanton “Trump Gold Card”, vizë e shpejtë për të huajt

Presidenti Donald Trump lançoi zyrtarisht të mërkurën vizën e...

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për...

Aktorja zbulon arsyen, pse u largua nga ekrani?

Gwyneth Paltrow po kthehet në Hollywood me filmin Marty Supreme,...

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për...

Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar disa shkelje serioze në procedurat e prokurimit publik në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK) dhe Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës (LPP), kërkesat teknike për ofertuesit duhet të jenë të qarta dhe të sakta, ndërsa ofertuesit duhet të përmbushin kriteret përkatëse për të konsideruar përgjegjshmërinë e tyre.

Në raportin e ZKA-së thuhet se në kundërshtim me këto parime, janë shpërblyer me kontratë tre operatorë ekonomikë,  që nuk i kanë përmbushur kushtet bazë të kualifikimit.

Rasti 1 – Shërbimi i pajisjeve mjekësore QKUK, vlera e kontratës: 231,500 euro

Për kontratën “Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore”, QKUK ka shpërblyer një operator ekonomik edhe pse ai ka ofruar licencë vetëm për servisimin e pajisjeve të markës Philips, ndërsa tenderi kërkonte mbulim për një gamë më të gjerë markash, përfshirë Samsung, Bayer Medrad, Artronic dhe UPS Galaxy 5500.

Për më tepër, mungonte edhe dokumentacioni mbështetës nga prodhuesit për pjesë rezervë, asistencë softuerike dhe përditësime, duke e bërë ofertën jo të plotë dhe të papërgjegjshme.

Rasti 2 – Renovimi në Klinikën ORL dhe Oftalmologji -QKUK, vlera e kontratës: 346,346 euro.

Në një tjetër tender, për renovimin e ambulantave të pranimit në Klinikën ORL dhe Oftalmologji, operatori i shpërblyer ka paraqitur certifikata ISO të skaduara më 10.03.2024, ndërkohë që njoftimi për kontratë ishte publikuar më 05.04.2024. Po ashtu, mungonin dokumentet e kërkuara për stafin teknik, përfshirë diplomat e noterizuara për pozitat përkatëse, çka bie ndesh me kërkesat ligjore të dosjes së tenderit.

Rasti 3 – Ndërtimi i depos farmaceutike në Spitalin e Pejës, vlera e kontratës 299,833 euro.

Edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka shpërblyer me kontratë një operator, ndonëse ai nuk kishte paraqitur dokumentacion të vlefshëm për pozitat e inxhinierit hidroteknik.

Diploma baçelor nuk ishte noterizuar, ndërsa diploma master ishte noterizuar por jo e nostrifikuar, duke shkelur kështu Udhëzimin Administrativ të MAShT për njohjen e diplomave të fituara jashtë Kosovës.

Sipas ZKA-së për 13 pozitën e inxhinierit të ndërtimtarisë/konstruktiv, certifikata për auditimin e energjisë në ndertesa që është paraqitur nuk përputhet me certifikatën e kërkuar, përkatësisht certifikatën për auditor të eficiencës.

Po ashtu, në FTD, përkatësisht në kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale,  është kërkuar që, nëse ka marrëveshje për qira të pajisjeve, ajo të mos jetë lidhur para datës së publikimit të njoftimit të kontratës. Megjithatë, OE ka lidhur marrëveshje për pajisjen për matjen e sasisë së betonit me datën 20.06.2024, pas datës së kërkuar më 29.05.2024.

ZKA ka ardhur në përfundim se në  të gjitha këto raste, janë shpërblyer operatorë ekonomikë që nuk kanë përmbushur kërkesat bazë të kualifikimit, duke e cenuar barazinë në konkurrim dhe duke rrezikuar realizimin profesional të projekteve shëndetësore./Indeksonline/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz