Shqipëria përgatit formacionin ndaj Finlandës, Maran pritet të mos bëjë eksperimente
dp

Lexo edheYsni Ismaili: Jam krenar që do të vesh fanellën kuqezi, pres fitore ndaj Finlandës

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për përballjen ndaj Finlandës, ndërsa trajneri Rolando Maran duket se ka përcaktuar pjesën më të madhe të formacionit titullar.
Etrit Berisha pritet të rikthehet në portë, ndërsa në mbrojtje parashikohet të luajnë Mario Mitaj, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Në krahë pritet të aktivizohen Elseid Hysaj dhe Stavro Pilo, shkruan Indeksonline
Në mesfushë, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani pritet të formojnë dyshen qendrore, ndërsa në fazën sulmuese Rey Manaj mund të mbështetet nga Ernest Muçi dhe Qazim Laçi. Arbër Hoxha dhe Juljan Shehu mbeten alternativa për trajnerin italian.

Lexo edheYsni Ismaili: Jam krenar që do të vesh fanellën kuqezi, pres fitore ndaj Finlandës
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (3-4-2-1):
Berisha; Mitaj, Gjimshiti, Ismajli; Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo; Muçi, Laçi; Manaj.
Shqipëria vjen në këtë takim me 9 pikë, dy më shumë se Finlanda dhe Bjellorusia. Një fitore ndaj finlandezëve do të ishte një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve./Indeksonline/