Shqipëria me masa të reja antiCOVID

Për 12 ditë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar për parandalimin e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit u shtuan masat e reja antiCOVID-19 në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot është dita e fundit që atje lëvizja dhe aktivitetet ndalohen pas orës 20:30, kufizim i vendosur nga komiteti teknik i ekspertëve për festat, ditën e nesërme më 5 janar rikthehen kufizimet e mëparshme për lejimin e qarkullimit deri në 22 të mbrëmjes.
Me zgjatjen e kohës së lejuar jashtë shtëpisë këtë të martë, rifillon mësimi edhe për studentët, online ashtu si nisi viti akademik.

Lexo edhe“Me shami dhe shofere autobusi në Itali”, njihuni me Bukurien, shqiptaren nga Kavaja
Ndërsa, sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit më datë 4 janar siç ishte planifikuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë në urdhrin e nxjerrur në shkurt të vitit 2020, pasi në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë deri në 11 janar, ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor.














