BallinaShqiptareShqipëri: Kthehet transporti me mish pule për shkak të bakteries

Shqipëri: Kthehet transporti me mish pule për shkak të bakteries

Të ngjajshme

Vetëverbimi

Në mes te monumenteve që mishërojnë historinë dhe lavdinë...

Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të...

Autoritetet e ushqimit në Shqipëri thonë se po e kthejnë një transport me mish të ngrirë të shpezëve në Brazil, pasi testet kanë treguar nivel të lartë të bakteries salmonella.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dje ka kumtuar se 28.6 tonelata të mishit të ngrirë të shpezëve, i importuar nga një kompani lokale shqiptare, është bllokuar në portin perëndimor Durrës, më herët këtë muaj, raporton agjencia AP.

Në kumtesë, mëtutje theksohet se ky mish “do të shkoj për në Brazil” pasi të kompletohet dokumentacioni përkatës nga doganat dhe kompania lokale.

Brazili është burimi kryesor i mishit të shpezëve dhe të derrit për kompanitë shqiptare.

Në muajin mars, eksporti i mishit nga Brazili ishte ndalur, pasi hetuesit patën thënë se inspektorëve brazilianë të shëndetësisë u ishte dhënë ryshfet për të mos e ndalur mishin me afat të skaduar.

Prej këtij skandali, autoritetet e Shqipërisë kanë filluar në mënyrë energjike ta testojnë mishin që vjen nga ky vend. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz