BallinaKulturëVetëverbimi

Vetëverbimi

Të ngjajshme

Në mes te monumenteve që mishërojnë historinë dhe lavdinë e së kaluarës britanike, është shfaqur papritur një figurë që sfidon jo vetëm estetikën, por edhe ndërgjegjen kolektive. Skulptura u shfaq brenda natës në Waterloo Place, në qendër të Londrës, dhe më pas u konfirmua nga vetë artisti përmes një videoje në rrjetet sociale.

Figura paraqet një burrë me kostum, i vendosur mbi nje obelisk duke ecur sikur në marsh, shumë vendosur, me një flamur të madh në dorë si një trofe. Flamuri ia mbulon fytyrën dhe ky element, sa i thjeshtë në formë, po aq edhe i fuqishëm në simbolikën që shpërfaq, krijon një tension të menjëhershëm: një njeri i vetëprivuar nga shikimi. Kjo është një metaforë e artistit Banksy për kohën në të cilën po jetojnë, ku ideologjitë, identitetet dhe bindjet kolektive janë bërë një vetëverbim për të ecur përpara. Kjo verbëri ka bërë që vende dhe shoqëri të tëra të marshojnë drejtë humnerës me një krenari të paskrpollt dhe pompoze.

Ndryshe nga grafitet e tij të zakonshme, të cilat shfaqen në mure urbane si ndërhyrje të shpejta dhe kalimtare, kjo skulpturë mbart një peshë tjetër fizike dhe simbolike. Vendosja e saj mes monumenteve historike nuk duket rastësore; përkundrazi, krijon një dialog të heshtur mes së kaluarës dhe së tashmes, mes narrativave zyrtare dhe zërave kritikë.

Si zakonisht Banksy njihet tanimë njihet për aplikimin e artit të tij në fshehtësi, gjatë natës, dhe me këtë formë duke ruajtur misterin që e ka shoqëruar gjithmonë atë.

Reagimet e mediave dhe të publikut kanë qenë të shumta. Disa e shohin si një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj nacionalizmit të verbër dhe ndjekjes së pakushtëzuar të modeleve problematike, ndërsa të tjerë e interpretojnë si një reflektim më të gjerë mbi njeriun modern dhe humbjen e orientimit në një botë gjithnjë e më komplekse. Nëpërmes kësaj vepre Banksy nuk qartëson situate apo gjendje, as nuk jep përgjigje. Ai, sikur përmes të gjith aktivitetit të tij artistic, shtron pyetje, vendos dilemma dhe kjo është ajo çka artin në përgjithësi e karakterizon dhe Banksy-n në veçanti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz