BallinaShqiptareBasha me 50 demokratë në spital, anulohen takimet elektorale

Basha me 50 demokratë në spital, anulohen takimet elektorale

Të ngjajshme

Vetëverbimi

Në mes te monumenteve që mishërojnë historinë dhe lavdinë...

Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është detyruar të anulojë tre takime elektorale të planifikuara për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme në Divjakë, Lushnje dhe Roskovec, për arsye se ndodhet në spital.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha pas mitingut qw u mbajt dje nw Tiranë ka shfaqur probleme në sy, probleme të shfaqura në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për këtë arsye ai është paraqitur në spitalin francez pranë QSUT-së, ku bashkë me të kanë shfaqur probleme edhe rreth 50 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

Tiranë -Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz