Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Mirënjohje për Përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Theksojmë se ditën e djeshme Kongresmeni Keith Self (TX-03), së bashku me kongresmenin Ritchie Torres (NY-15) dhe kongresmenin Mike Lawler (NY-17), paraqitën një rezolutë të Dhomës së Përfaqësuesve duke shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Rezoluta pohon se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumëetnike tregojnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO.
Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e nevojshme për të dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale që të shpaloset në Ballkan.