Petrol Company vazhdon të dëshmojë se kujdesi për njerëzit është në qendër të çdo veprimi të saj. Gjatë gjithë vitit, kompania angazhohet të krijojë kushte sa më të mira për punëtorët e saj, duke ofruar mbështetje, siguri dhe vlerësim për kontributin e tyre të përditshëm. Paralelisht, klientët përfitojnë nga oferta konkurruese dhe shërbime cilësore në çdo pikë të rrjetit.
Me rastin e festës së 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – Petrol Company ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur mirënjohjen. Në mënyrë publike, kompania ka falënderuar secilin punëtor për punën dhe përkushtimin e palodhshëm, duke shfaqur në ekranet LED emrat e tyre në forma kreative nëpër qytet. Njëkohësisht, janë përzgjedhur edhe punëtorët e vitit, emrat e të cilëve janë prezantuar në këto ekrane, duke i dhënë një vlerësim të merituar kontributit të tyre.
Por kujdesi nuk ndalet vetëm te punëtorët. Petrol Company ka ardhur edhe me super oferta për klientët e saj. Çmime të favorshme për derivate, kafe falas për të gjithë punëtorët që janë në krye të detyrës edhe në ditë feste, si dhe kombinime të ndryshme snack-esh me çmime ekstra në One Stop Shop marketet, janë vetëm disa nga përfitimet që ofrohen.
Po ashtu, ofertat speciale vazhdojnë edhe në restorantet “Be Happy”, duke krijuar një përvojë të plotë për çdo vizitor. Me një kujdes të vazhdueshëm për çdo pikë të shërbimit, Petrol Company dëshmon se mbetet një nga kompanitë që jo vetëm ofron derivate cilësore, por edhe ndërton një kulturë vlerësimi dhe përkujdesjeje për punëtorët dhe klientët e saj.