Shpërthim në një pikë karburanti në afërsi të Brrylit në Tiranë, tre të lënduar
dp

Lexo edheSot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti që ndodhet në afërsi të urës së Brrylit, shkruan atsh.
Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar tre punonjës të karburantit, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edheSot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve
“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.