I dyshuari në arrati, kontrollohet shtëpia e tij për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, sekuestrohen jelekë antiplumbë dhe telefona
dp

Lexo edhePal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e “53-milionëshit”

Një rast i “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, lidhur me një ngjarje të ndodhur në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 25 prill 2026, rreth orës 00:20. Pas hetimeve të zhvilluara, policia ka kontrolluar vendbanimin e një të dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy jelekë antiplumbë, një DVR, një USB, nëntë telefona, një laptop, një tablet dhe pasaporta e të dyshuarit.

Lexo edhePal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e “53-milionëshit”
I dyshuari aktualisht gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.
“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj/ 25.04.2026 – 00:20. Pas hetimeve te zhvilluara lidhur me rastin, është kontrolluar vendbanimi i të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe sekuestruar; dy antiplumbë, një DVR, një USB, nëntë (9) telefona, një lap-top, një tabletë dhe pasaporta e të dyshuarit. I dyshuari gjendet në kerkim policer, ndersa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.