Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
dp·

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit aksidental të tubit të gazit të një mjeti lundrues, mbrëmjen e sotme në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 19:00, në momentin kur shtetasi me inicialet E. N., 39 vjeç, po zbriste nga karroceria e mjetit lundrues në pronësi të tij.
Si pasojë e shpërthimit, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim mjekësor më të specializuar.

Lexo edheKolona në kufi, pritje deri në gjysmë ore
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.