Janë duke vazhduar replikat e ashpra në mes deputetes së AAK-së, Time Kadrijajt dhe deputeti të LDK-së, Armend Zemajt, shkruan ‘Gazeta Blic’.
Deputetja Time Kadrijaj, kësaj here ka reaguar ashpër pas deklaratave që i ka bërë deputeti Zemaj, ku ai ia ka përmendur edhe vëllaun e deputetes i cili ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo në shkrimin e hedhur në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka shkruar se vëllau saj nuk është rrahur asnjëherë nga askush. Po ashtu, Kadrijaj në fund të shkrimit ka këshilluar Zemajn të rri aty ku e ka vendin, sipas saj po të mos ishin disa persona tjerë ai do të kishte mbetur çoban në Strellc.
Për më shumë, shkrimi i plotë i deputetes Time Kadrijaj:
E para Armend Zemaj, mos rrej e aq ma pak mos rrej publikisht.
E dyta, Vëllau im, ka qenë pjestarë i UÇK-së, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush.
E treta, luftën politike mos e bëj flliqt sepse unë dhe familja ime nuk kemi mbetur të na tregosh ti se cilat janë vlerat që i kemi.
Ti rri aty ku e ke vendin, sepse mos të ishin disa tjerë, ti çoban në Strellc kishe mbet.
Kaq për ty!
Shkrimi i më hershëm i deputetit Armend Zemajt:
Po doktoresha Time, është e vertetë që ju nuk beni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…
Doktoreshe ju nuk bëtë “lojna” as me Kullen e as me Zhlebin po as me Qakorrin ( Lluka e Strellci i Ulet e Rugova akoma janë aty)…
Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)…
Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)
Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj…
Respekt!