PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00: Seanca konstituive të thirret në përputhje me Kushtetutën
dp

Lexo edheZjarr në dy fshatra të Mitrovicës, Peci: Po punojmë për ta vënë situatën nën kontroll, qytetarët të kenë kujdes të shtuar

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie, nga ora 11:00 nesër, do të jetë në sallën e Kuvendit.
Në komunikatë shtohet se kjo do bëhet në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, përcjell Gazeta Express.
Komunikata:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e shtunë, 22 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.
PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Lexo edheZjarr në dy fshatra të Mitrovicës, Peci: Po punojmë për ta vënë situatën nën kontroll, qytetarët të kenë kujdes të shtuar
Koha: 11:00
Vendi: Salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje.
Ju mirëpresim!