BallinaShqiptareShpërthen koronavirusi në call-center, infektohen 15 persona

Shpërthen koronavirusi në call-center, infektohen 15 persona

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ministria e Shëndetësisë njoftoi 25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, është shënuar edhe viktima e 33-të nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në Spitalin Infektiv.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe vatra të reja në Tiranë.

Kësaj radhe shpërthimet kanë nisur në ‘call center’, sërish aty ku opozita kishte paralajmëruar të bëhej kujdes. Mësohet se 15 nga të infektuarit në Tiranë janë punonjës të një “call center”.

“Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë,” njoftoit Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz