back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasShpërblehen nxënësit e Drenasit që treguan sukses në garën "Kuisi i Diturisë"...

Shpërblehen nxënësit e Drenasit që treguan sukses në garën “Kuisi i Diturisë” 2017

Të ngjajshme

Alban Krasniqi me vetëdije të plotë e nga zyret e KQZ-së e shkel betimin, tregon si të votohet VV-ja me postë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,...

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Janë shpërblyer nxënësit e shkollave të Drenasit të cilët kanë treguar sukses në garën e diturisë e cila tani më është bërë tradicionale.

Në këtë garë kanë marrë pjesë të gjitha shkollat fillore të mesme të ulët, ndërsa vendin e parë e kanë zënë nxënësit e shkollës fillore “Abedin Bujupi” Arllat, me nxënësit Fiona Bujupi, Blerina Berisha dhe Drenusha Gashi.

Vendin e dytë e kanë marrë nxënësit e shkollës “Rasim Kiçina” Drenas, me nxënësit Blerina Emini, Diellza Gashi dhe Dorentina Ramadani,

Ndërsa në vendin e tretë nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” Gllobar, me nxënësit Riad Morina, Kaltrina Dvorani dhe Venis Morina.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë nxënësit për sukseset e arritura në Kuizin e Diturisë dhe u ka dëshiruar rezultate të mira edhe në testin e arritshmërisë i cili do të mbahet me datën 26.05.2017 për nxënësit e klasave të 9-ta.

“Kuisi i Diturisë” në fazën e parë është mbajtur në nivel shkolle, pra ne të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta, në 29 shkolla, me nxënësit e klasave të VI deri në të IX, pastaj është zhvilluar faza e dytë në nivel komunal, ku secila shkollë ka prezantuar me 3 nxënës të cilët kanë treguar suksese me të mëdha në fazën e parë në nivel shkolle.

Kuisi është mbajtur në lëndët e testit të arritshmërisë; gjuhë shqipe, angleze, histori, gjeografi, matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz