back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeShpend Maxhuni rikthehet në Polici, kjo është pozita e tij

Shpend Maxhuni rikthehet në Polici, kjo është pozita e tij

Të ngjajshme

Valon Ademi shpallet Biznesmeni i Vitit 2025 në Shqipëri nga “Koha Jonë”

Biznesmeni kosovar Valon Ademi është shpallur “Biznesmeni i Vitit...

Behrami: PDK nuk ka vija të kuqe me partitë shqiptare, por vetëm me ato serbe

Ish-deputeti, njëherit kandidati për deputet të Partisë Demokratike të...

Manchester United dhe Chelsea i vihen pas yllit të ri të Premierligës

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në garë për të...

Me simbole dhe flamuj kombëtarë, qytetarët ia mësyejnë protestës në Shkup

Shumë qytetarë i janë bashkuar sot protestës që pritet...

Nga kjo javë, ish-shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni është rikthyer në Policinë e Kosovës.

Maxhuni i cili ka gradën kolonel, do të jetë këshilltar operacional i drejtorit të përgjithshëm, Rashit Qalaj.

Rikthimin e Maxhunit në këtë pozitë e ka konfirmuar ky institucion për “Kohën Ditore”.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Kolonel Shpend Maxhuni është caktuar në pozitën Këshilltar për çështje Operacionale i Drejtorit të Përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë se Kosovës.

Maxhuni ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë se Kosovës para Qalaj. Prej kur Qalaj pati marrë këtë detyrë publikisht kishte thënë se po e reformonte me ristrukturim këtë institucion. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Qalaj pati folur për afera korruptive në kohën kur Maxhuni kishte udhëhequr me Policinë e Kosovës, neglizhencë e mos përfundim të hetimeve. Madje Qalaj pati deklaruar se ka proceduar për hetim disa tenderë të nënshkruar në kohën e Maxhunit e për të cilat kishte dyshime për afera korruptive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz