back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeShpend Ahmeti gjobitet për festën e ditëlindjes: Ende pa filluar kanë ardhë...

Shpend Ahmeti gjobitet për festën e ditëlindjes: Ende pa filluar kanë ardhë tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it

Të ngjajshme

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...

Ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut shihet në SPAK

Kishim parë njerëzit më të lartë të shoqërisë shqiptare,...
- Advertisement -

Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është shqiptuar gjobë prej 35 eurosh bashkë me të ftuarit e tij, për festën e ditëlindjes së tij.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ende pa filluar ndeja në një hapësirë private, kanë arritur tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it. Sipas tij, dikush e ka lajmëruar rastin për dasëm.

Tutje ai ka falënderuar policinë dhe AUV-in për sjelljen profesionale.

Reagimi i tij i plotë:

“Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis –  ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët).  Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…??‍♂️

U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”.

Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit.  Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave.  Nga 35 euro.

Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës.

Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.

P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen”.

Ndryshe, Shpend Ahmeti ka kërkuar vazhdimisht nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, sidomos në fillim të pandemisë. Ndërsa, mbrëmë ka rënë në kundërshtim me thirrjet e tij. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz