back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeShpallet kandidatura e parë për kryetar të PDK-së në Vushtrri

Shpallet kandidatura e parë për kryetar të PDK-së në Vushtrri

Të ngjajshme

Kurti ndryshon narrativën: Nga “Kosova shtet i dobët” te “rast unik i shtetndërtimit”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është krenuar me...

Zgjedhjet lokale në fokus: Memli Krasniqi viziton Mitrovicën, takohet me Tahirin e Hamzën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar...

OVL-ja mban nesër konferencë për media

Gjatë ditës së nesëme Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kurti ndryshon narrativën: Nga “Kosova shtet i dobët” te “rast unik i shtetndërtimit”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është krenuar me...

Ish-kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpallur kandidaturën për kreun e PDK-së, në këtë komunë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Idrizi, ka thënë se do t’i hyjë garës për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së në Vushtrri, në garën brenda partiake që është duke u realizuar, përcjell Gazeta Blic.

Ai ka shprehur falenderim ndaj anëtarëve të PDK-së, për siç ka thënë ai vullnetin që ia kanë dhënë për të hyrë në këtë garë.

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, të dashur qytetarë të Vushtrrisë!

Duke shprehur respektin dhe falenderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që më ofruat gjatë rrugëtimit tim në politikë, ju njoftoj se, zyrtarisht e shpall kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Vushtrri.

Vendimi për kandidaturën time është reflektim dhe përgjigje pozitive ndaj kërkesave të shumta të anëtarësisë së gjerë të Degës së PDK-së, dhe një gatishmëri e imja për të pranuar drejtimin e Degës në frymen e Dekades së Re, përmes së cliës do ta risjellim në pushtet qeverisjen e PDK-së në Vushtrri.

Kandidaturën time e shprehë si mirënjohje dhe falënderim për antarësinë e gjerë dhe të gjitha strukturat e PDK-së të cilat me vullnetin e pathyeshem e themeluan, zhvilluan, drejtuan dhe e sollen qeverisjen e PDK-së për 10 vite.

E shpreh edhe si një urim për elektoratin e PDK-së, për kandidatet në garen për strukturat e nëndegëve, të Degës, si dhe për kandidatët për kryetar të degës, me dëshiren më të mirë që vullneti i lirë i zgjedhësve të përcaktoj kandidatët fitues!

Shëndet, paqe, urime!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz