Shpallet fajtore gruaja që pati sulmuar brutalisht gazetaret e lajmi.net, Gjykata e dënon për sulm dhe kanosje
dp

Lexo edheDisa lagje të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit

Sipas vendimit të gjykatës, Baraliu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën penale të kanosjes, ndërsa për veprën e sulmit është dënuar me një vit burgim me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda afatit prej dy vjetësh.
Rasti kishte ndodhur më 3 prill 2024 në Prishtinë, derisa gazetaret e lajmi.net dhe kameramani Përparim Tufa po kryenin detyrat e tyre profesionale. Sipas raportimeve të asaj kohe, ekipi ishte përballur me sulm fizik dhe kërcënime gjatë dokumentimit të një incidenti në rrugën “C”.
Në mesin e të dëmtuarve ishte edhe gazetarja Lindita Berisha, e cila në atë kohë ishte shtatzënë dhe pas ngjarjes kishte kërkuar trajtim mjekësor në QKUK.

Lexo edheDisa lagje të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit
Me vendimin e shpallur sot (4), qershor 2026, rasti ka marrë epilogin e parë gjyqësor, ndërsa gjykata e ka gjetur të akuzuarën përgjegjëse për sulm dhe kanosje ndaj gazetareve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale. /Lajmi.net/