Disa lagje të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit
dp

Lexo edhePolicia sekuestron marihuanë dhe para, arrestohen dy persona

Sipas njoftimit zyrtar, pa ujë do të mbeten banorët e fshatit Gojbulë, pjesë të Sllatinës si dhe zona e Vneshtave. Ndërprerja pritet të zgjasë nga orët e hershme të mëngjesit deri rreth mesditës.
Nga kompania bëjnë të ditur se shkak i kësaj ndërprerjeje janë punimet për pastrimin dhe dezinfektimin e rezervuarit në Vneshta, një proces i planifikuar për mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit.
Banorëve të zonave të prekura u rekomandohet të sigurojnë sasi të mjaftueshme uji për nevojat e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes.

Lexo edhePolicia sekuestron marihuanë dhe para, arrestohen dy persona