back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeShoqata e prokurorëve të shqetësuar me atë që ndodhi në shtëpinë e...

Shoqata e prokurorëve të shqetësuar me atë që ndodhi në shtëpinë e Lumezit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Shoqata e prokurorëve të Kosovës sot ka mbajtur takim lidhur me situatën e sigurisë së prokurorëve në Kosovë me theks të veçantë rasti i hyrjes me dhunë në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit Z. Aleksandër Lumezi.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës pas takimit lëshon këtë reagim:

Prokurorët e shtetit të Kosovës vlerësojnë se trendi i presioneve dhe sulmeve ndaj punës së Prokurorit të Shtetit, e sidomos rasti i fundit kur cenohet prona private dhe siguria e kreut të sistemit prokurorial të Kosovës, dhe e familjes së tij, është tërësisht e papranueshme, e rrezikshme dhe tendencioze me synim që të krijojnë pasiguri jo vetëm për prokurorët por edhe për tërë sistemin juridik të Kosovës.

Ne jemi dëshmitarë të presioneve të vazhdueshme të formave të ndryshme të filluara muajt e fundit nga grupet e ndryshme të interesit të cilët synim të vetëm e kanë pengimin e hetimit dhe ndëshkimit të krimit të organizuar, në atë mënyrë që përmes mesazheve të këtilla – si ky i rastit të fundit, i hyrjes së dhunshme në shtëpinë e Kryeprokurorit të Kosovës, të sjellin pasiguri dhe frikë të përgjithshme, deri në rrezikim të sigurisë nacionale.

Shoqata e prokurorëve të Kosovës është e indinjuar edhe për faktin se asnjë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk është prononcuar në mbrojtje të institucionit të Prokurorit të Shtetit, gjë që tregon mos gatishmëri dhe mungesë të vullnetit politik për të mbështetur punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit në luftën e përditshme kundër krimit në Kosovë.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës i bën me dije opinionit publik se asnjë presion, e as ky i fundit, nuk do ta ndalë punën e prokurorëve për ta luftuar krimin dhe grupet që e mbështesin atë, përkundrazi rasti i fundit do të na mobilizojë edhe më shumë në misionin tonë.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz