Shoqata e industrisë së qumështit del me udhëzim për supermarketet për hapat që duhet të ndjekin kur përballen me inspektim
dp

Lexo edheDigjet një veturë në Skenderaj

Sipas kësaj shoqate, udhëzimi synon t’i informojë dhe t’i ndihmojë operatorët ekonomikë që të jenë të përgatitur gjatë procesit të inspektimit, duke u siguruar që procedurat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe transparente.
Shoqata ka sqaruar se udhëzimi nuk ka për qëllim pengimin apo vështirësimin e punës së inspektorëve dhe se supermarketet duhet të bashkëpunojnë me organet kompetente gjatë kontrolleve.
Në udhëzim janë përfshirë hapa që bizneset duhet t’i ndjekin gjatë një inspektimi, me qëllim që të kenë të qartë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë këtij procesi.

Lexo edheDigjet një veturë në Skenderaj
Shoqata ka theksuar rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore dhe të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve përgjegjëse për kontrollin e produkteve ushqimore.