Thuajse në të gjitha rrugët e Prishtinës, por edhe në qytete tjera janë prezentë persona që kërkojnë lëmoshë, ku në shumicën e rasteve janë fëmijë.
Zakonisht këtë fëmijë, por jo vetëm kërkojnë para tek veturat që ndalen tek semaforët.
Së fundmi ka ndodhur një rast interesant ku një fëmijë i është kapur për veture të derës një veture super të shtrenjtë.
Sigurisht kjo ka ndodhur pasi që vozitësi i kësaj veture nuk i ka dhënë para këtij fëmije, çka ka shtyrë këtë të fundit të veprojë në këtë mënyrë.
Reporteri.net ka siguruar videon kur fëmija kapet për dere të veturës, ndërsa vozitësi nuk e ndalë fare makinën e tij, rast ky që ka ndodhur diku në Kosovë. /Reporteri.net/