BallinaLajmeShmanget tragjedia, aeroplani i nisur për Prishtinë ateron në Beograd

Shmanget tragjedia, aeroplani i nisur për Prishtinë ateron në Beograd

Të ngjajshme

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Fluturimi i nisur mbrëmë nga Vjena e Austrisë, që për destinacion kishte aeroportin e Prishtinës, nuk arriti që të bëjë ulje në aeroportin ‘Adem Jashari’ në kryeqytet.

Aterrimi i këtij aeroplani të kompanisë ‘Austrian Airlines’, i mbushur me kosovarë është bërë dhunshëm në aeroportin ‘Nikola Tesla’ të Beogradit, raporton Indeksonline.

Pasagjerët të cilët ndodheshin në këtë aeroplan kanë thënë se aeroplanit i ishte prishur një motor, ndërsa janë njoftuar nga ekuipazhi se duhet të zbresin menjëherë në Beograd.

Se aeroplani kishte probleme teknike e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Driton Hyseni.

“Për shkak të problemeve teknike është bërë ulja përgjatë arritjes në Prishtinë, saktësisht në aeroportin e Beogradit. Sipas deklarimeve të kompanisë së fluturimit, kjo ulje ishte saktësisht për probleme teknike”, ka thënë Hyseni.

Kurse i pyetur se çfarë saktësisht ka ndodhur me pasagjerët pas uljes së aeroplanit në Beograd, ky i fundit ka theksuar se për këtë nuk ka ndonjë informatë nga kompania në fjalë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz