BallinaLajmeMinistrja Dhurata Hoxha takoi Prokurorin special, David Schwendiman

Ministrja Dhurata Hoxha takoi Prokurorin special, David Schwendiman

Të ngjajshme

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën 100 të vdekur

Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas një sulmi...

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

 

 

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha zhvilloi takimin e parë me Prokurorin special, David Schwendiman me të cilin bisedoi për aktivitetet e Ministrisë dhe angazhimin në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në takim me Prokurorin special, z. Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.

“Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Schwendeman përgëzoi ministren Hoxha për punën e saj dhe theksoi se sa i takon Zyrës së Prokurorit special, është i përkushtuar që puna e tij të jetë e pavarur, e paanshme dhe transparente.

“Veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat”, theksoi David Schwendiman,

Procesi do të jetë objektiv, nuk do të ketë drejtësi selektive, theksoi Prokurori special, sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe do të gjykohet përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonjë grupi apo përgjegjësia e ndonjë organizate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz