back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajme“Shkurti vjen pas marsit” – Kurti ngutet, i jep “upgrade” kalendarit në...

“Shkurti vjen pas marsit” – Kurti ngutet, i jep “upgrade” kalendarit në mbledhjen e qeverisë

Të ngjajshme

Asgjësohen 4130-kilogram produkte ushqimore për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se,...

Mungesa e një të akuzuari shtyn gjykimin për rastin e korrupsionit në MASHT

Seanca gjyqësore ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave...

Neymar lë të kuptohet se mund të tërhiqet në fund të vitit 2026

Pas rikuperimit nga operacioni i meniskut, Neymar debutoi këtë...

Arrestohet ish-drejtuesi i “plisave”, ishte edhe në garë për asamble në zgjedhjet e fundit

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë me dyshimet...

Gjatë mbledhjes së dytë të Qeveria e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti u ndal tek rëndësia historike e Epopesë së UÇK-së, por bëri një gabim të lehtë në renditjen e muajve.

Ai u përpoq të shpjegonte rëndësinë e ngjarjeve të marsit dhe shkurtit në historinë e Kosovës, duke u ngatërruar pak në formulim, transmeton lajmi.net.

“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen pas marsit, m’falni shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri.”, tha Kurti./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz