“Shkunden” Saranda e Ksamili, lëshohen 12 urdhërarreste për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
dp

Lexo edheFjalimi i Kurtit për “zullumqarët”, Latifi i ashpër: Në dosjet e Serbisë çlirimtarët quhen “kriminelë”, si mund ta përdorësh një gjuhë të tillë

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 urdhërarreste ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi për ndërtime dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.
Nga operacioni i zhvilluar në Sarandë, autoritetet shqiptare kanë zgjeruar listën e personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.
Në mesin e të dyshuarve është edhe kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, si dhe një oficer policie.

Lexo edheFjalimi i Kurtit për “zullumqarët”, Latifi i ashpër: Në dosjet e Serbisë çlirimtarët quhen “kriminelë”, si mund ta përdorësh një gjuhë të tillë
Gjithashtu, është arrestuar një specialist i policisë në Ksamil, si dhe zyrtarë e biznesmenë e ndërtues të tjerë.
Operacioni lidhet me hetimet e nisura pas arrestimeve të mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës, ndërsa autoritetet po vijojnë kontrollet dhe ekzekutimin e masave të tjera të sigurisë.