Shkolla e përjashtoi mësuesen pasi i dërgoi një foto nudo kolegut: Ajo merr një vendim interesant
BILLI

Lexo edheVideo/ Kryebashkiaku djeg karrigen para popullit: S’kam etje për pushtet

Lauren Miranda, 25 vjeçare, është mësuesja e cila u përjashtua nga puna pasi që mendohet se i ka dërguar një foto ku shihej e zhveshur, kolegut me të cilin ishte në lidhje, transmeton Gazeta Metro.
Pasi që u thirr në drejtori nga shefi i saj në shkollën Bellport në Long Island, ata vendosen që ta përjashtojnë nga puna mësuesen, por jo edhe kolegun.
Duke u ndjerë shumë e turpëruar, Miranda thotë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ketë ndodhur.

“Ajo ka qenë një prej ditëve më të këqija që kam kaluar ndonjëherë”, ka thënë 25 vjeçarja.

Lexo edheVideo/ Kryebashkiaku djeg karrigen para popullit: S’kam etje për pushtet
Mirëpo, në fillim të kësaj jave, ajo ka vendosur që ta padisë shkollën dhe stafin që vendosën për largimin e saj.
Sipas avokatit të saj, John Ray, një foto e tillë është plotësisht normale.
“Shkolla dhe stafi nuk e kuptojnë se gratë dhe burrat janë të barabartë”, ka thënë Ray.
Ndonëse ende nuk është marrë asnjë vendim, trajtimi i njëjtë mes burrave dhe grave është një temë aktuale jo vetëm në SHBA, por kudo në botë./gazetametro.net