Shkoi te motra për të pirë kafe dhe nuk u kthye më, familja që 2 javë në kërkim të tij
BILLI

Lexo edheMes lotësh, Arjan Konomi rrëfen se si Albin Kurti ia kishte shpëtuar jetën gjatë luftës në Kosovë

Vëllai i tij, Shukriu, tha për Gazetën Express se Dritoni ditën kur u zhduk kishte shkuar te motra e tij për të pirë kafe dhe të njëjtës i kishte thënë se po kthehet në shtëpi, por më nuk është kthyer.
“Më 9 shkurt, rreth orës pesë e gjysmë ka dal nga shtëpia. Ka pi kafe te motra, i ka thënë po shkon në shtëpi por nuk është kthyer më”, tha ai për Express.
“Që dy javë është zhdukë, nuk e kemi asnjë lajm për të, e kemi kërkuar te të afërmit por nuk është gjetur. Rastin e kemi raportu edhe në polici”, shtoi ai.
Ai tha se Dritoni është i pamartuar dhe me vete s’ka pasur telefon apo dokumentet e identifikimit.

Lexo edheMes lotësh, Arjan Konomi rrëfen se si Albin Kurti ia kishte shpëtuar jetën gjatë luftës në Kosovë
Shtoi se Dritoni ka probleme mendore, por jo të “shkallës së lartë”.
Ai kur ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, farmerka dhe atlete të kaltërta.
Kushdo që ka informacione për vendodhjen e tij, mund ta kontaktojnë numrin e shkruar në lajmërimin më poshtë. /Gazeta Express/