“Shkëndijat” e para të përçarjeve në LDK
BILLI·
Si “amanet” të Lidhjes Demokratike (LDK), nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, e ka prezantuar këtë muaj nevojën për ta kthyer Luginën e Preshevës brenda kufijve të Kosovës
Dhe këtë kërkon ta bëjë nëpërmjet një ndërrimi territoresh me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.
Por kolegët e tij të partisë janë deklaruar kundër. Dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Haki Rugova, i kanë thënë gazetës se ndërrimi i territoreve përbën ide të rrezikshme për Kosovën dhe nuk përbën qëndrim të LDK-së.
Njëri nga ta ka thënë se prapa proklamimit të shkëmbimit të territoreve mund të qëndrojë ndonjë motiv tjetër.

Lexo edheRusia do të godasë Shqipërinë?! Zv.Ambasadori në Tiranë flet me nota proteste














