back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportShkëndija merr barazimin që e dërgon në raundin e tretë, kundërshtari i...

Shkëndija merr barazimin që e dërgon në raundin e tretë, kundërshtari i radhës RB Salzburg

Të ngjajshme

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Bajram Begaj falënderon Bahamas për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar njohjes...

Shkëndija ka arritur ta eliminojë Sheriff Tiraspolin pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 1-0.

Ndeshjen e parë tetovarët të zhvilluar në Shkup e kishin fituar me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Besart Ibrahimi.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Moldavi, skuadra shqiptare ishte shumë e kujdesshme dhe e vetëdijshme se për çfarë qëllimi ka ardhur.

Edhe përkundër dëshirës së madhe të vendasve për të shënuar sa me herët në rrjetën e Konstantin Zahov, një gjë të tillë nuk arritën.

Rastin më të mirë e kishte Rifet Kapic që goditi vetëm shtyllën.

Në anën tjetër Shkëndija në pjesën e parë u mbrojt mirë dhe me anë të kundërsulmeve, kërkonte të shënonte në portën e Sheriffit.

Në pjesën e dytë skuadra vendas sulmoi shumë dhe e kërkoi golin në disa raste.

Pamje nga ndeshja e sotme (Foto: Shkëndija)

Shkëndija arriti të qëndrojë mjaftë mirë dhe kishte rast të shënojë me Izair Eminin, por që nuk arriti ta bëjë.

Në fund ndeshja u mbyll pa gola dhe e dërgoi Shkëndijën në raundin e tretë.

Në këtë raund Shkëndija do të takohet me kampionët e Austrisë, RB Salzburgun. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz